Lajme Arkiva - TV Klan 2003
Pas Malësisë së Madhe dhe Kukësit, kryeministri Fatos Nano, ka zgjedhur Qarkun e Gjirokastrës, për të prezantuar progresin e qeverisë, në investime që po zbatohen në të gjithë vendin. Zoti Nano ka ndalur fillimisht në fshatin Okovë të Lunxhërisë, prej nga ka origjinën familja e tij.
Në takimet me përfaqësues të pushtetit vendor dhe banorë të kësaj zone, kryeministri Nano ka vënë në dukje investimet e kryera në infrastrukturë, shëndetësi, në përmirësimin e shërbimeve, duke përfshirë zgjerimin e rrjetit elektrik dhe ujin e pijshëm. Në fjalën e tij zoti Nano, nuk i është shmangur përballjes elektorale të Tetorit, duke shprehur bindje të plotë në fitoren e së majtës shqiptare.
Kryeministri Fatos Nano:- “Në Tetor të këtij viti siç e dini, do të zhvillohen zgjedhjet për organet e pushtetit, për përtëritjen e organeve të pushtetit vendor dhe këtu të gjithë do të ballafaqohemi me realizimin e angazhimeve politike, elektorale dhe qeverisëse që do i marrë përsipër. Nuk ka asnjë dyshim, se periudha për të cilën raportoj dhe Halili, është karakterizuar nga një progres i dukshëm dhe i kapshëm. Unë shpreh bindjen e palëkundur, se ju banorët e Lunxhit, të lidhur tradicionalisht me të majtën, do ta votoni të majtën përsëri”.
Në ndalesën e dytë gjatë vizitës në Gjirokastër, zoti Nano ka marrë pjesë në ceremoninë e urës mbi lumin Drino, të ndërtimit të rrugës për në fshatin Andon Poçi, si dhe të fillimit të punimeve të shpimit të pusit të naftës Palokastra 1, që do të realizohet nga kompania austriake OMV dhe partnerja e saj Heleni Petrolium. Kryeministri ka theksuar, se qeveria e tij po i kushton vëmendje të veçantë rritjes së investimeve të huaja./tvklan.al
Gazetare – Elona Meço
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!