Subscribe: [ Ссылка ]
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
TikTok: [ Ссылка ]
Kryeministri Edi Rama mbrojti në parlament buxhetin e fundit të 3 mandateve të tij në krye të vendit. Pas 11 viteve në pushtet Edi Rama dhe socialistët shfrytëzuan diskutimin për ligjin me të rëndësishëm financiar për të shpjeguar çfarë prodhoi qeverisja e majtë për qytetarët e veçanërisht shtresat në nevojë.Mesazhi i parë që kryeministri Edi Rama dha ishte për 700 mijë pensionistët e Shqipërisë të cilët do të marrin në fundin e këtij viti një bonus nga 100 deri në 150 euro“Ky bonus i ri do të ndahet në dy shkallë; të gjithë pensionistët që kanë një pension deri në 20 mijë lekë, pra deri në 200 euro, do të marrin trefishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri, 15 mijë lekë, 150 euro. Ndërsa pensionistët që kanë një pension më të madh se 20 mijë lekë do të marrin dyfishin e bonuseve të viteve të mëparshme përmes një bonusi në masën 10 mijë lekë ose 100 euro”, tha kreu i qeverisë, Rama.Kryeministri Edi Rama lajmëroi edhe një bonus të dytë në pranverë, që përkon me periudhën kur mbahen zgjedhjet parlamentare.“Ky bonus i dytë do të jetë bonusi i pranverës, i cili do të ndikojë më tej në rritjen e të ardhurave vjetore të pensionistëve dhe do të jepet në hyrje të çdo pranvere duke ndarë për të gjithë pensionistët një shumë të përftuar nga rritja e ekonomisë dhe për rrjedhojë, edhe të ardhurave të shtetit në vitin paraardhës”, tha Rama.Fjalën e kryeministrit Rama dhe fjalën e kreut të grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi e dominoi çështja e pensioneve duke treguar se fushata për zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jetë tek shtresa e pensionistëve dhe për të fituar besimin dhe votën e këtyre 700 mijë qytetarëve.“Bonusin e fundvitit e japin të gjithë vendet e rajonit dhe vendet evropiane në shenjë solidariteti, çdo vit. Ndërsa zotëria e bën njëherë në katër vite, vetem para zgjedhjeve”, tha Bardhi.Te dy kampet politike u përplasen se kush e ka përgjegjësinë për nivelin e ulët të pensioneve.“Prandaj për 360 mijë pensionistë të dalë në pension gjatë këtij 10 vjeçari, pensionet si rrjedhojë e reformës së bërë në 2014, llogaritet me kontributet e secilit në sigurimet shoqërore dhe dalin më të larta, ndryshe nga çfarë ndodhte me të pensionuarit përpara ardhjes sonë në qeveri kur “Sudet” dhe “Rrapushët” e asaj kohe as nuk i fusnin fare në hesap kontributet shoqërore të njerëzve punëtorë të këtij vendi”, tha Rama.“Një pensionist në Shqipëri merr mesatarisht 15 mijë lekë në muaj? Si mund të jetojë dikush me këto para? Si mund të paguajë faturat, të blejë ilaçet dhe të ushqehet? Të dashur pensionistë. Ju gënjejnë kaq paturpësisht sepse mendojnë që votën tuaj e kanë në xhep. Ndëshkojini, mos u gënjeni më”, tha Bardhi.E ndërsa nga zgjedhjet parlamentare na ndajnë rreth 6 muaj, kryeministri Edi Rama i cili ka fituar 5 beteja elektorale perballë PD duket se është i bindur në zgjedhjen e shqiptarëve.“Pranverën e ardhshme do të japim me vendimin e tyre një gjykim që do të jetë më i miri historik për Partinë Socialiste dhe më i merituar historik për këto mbeturina të një kohe që nuk kthehet më kurrë!”, përfundoi Rama./vizionplus.tv
Ещё видео!