Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia duhet të kishte nisur një pushtim të plotë të Ukrainës më herët dhe të ishte më e përgatitur për luftën. Në konferencën për shtyp të fundvitit, Putin tha se duhet të kishte pasur "përgatitje sistematike" për pushtimin e vitit 2022, të cilit ai i referohet si një "operacion ushtarak special". Rusia pushtoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014 dhe forcat pro-ruse filluan një konflikt në Ukrainën lindore. Por tetë vjet më vonë Putin u përpoq të pushtonte Kievin. Në fjalimin katër orësh, Putin foli gjithashtu edhe për liderin e rrëzuar të Sirisë, doktrinën bërthamore më agresive të Rusisë si dhe çështjet e brendshme. Fjalimi I quajtur "Rezultatet e vitit me Vladimir Putin", u transmetua drejtpërdrejt ënë të gjitha kanalet televizive ruse. Putini u shfaq përpara një ekrani të madh blu të zbukuruar me një hartë të Federatës Ruse, të kompletuar me pjesët e aneksuara të Ukrainës. Ai mori pyetje nga anëtarët e publikut, gazetarë të huaj dhe pensionistë - por gjithçka ishte një pjesë koreografie dhe e parapërgatitur thotë BBC. Kur u pyet nga redaktori i BBC-së për Rusinë, Steve Rosenberg, nëse ai mendonte se vendi ishte në një gjendje më të mirë se ku e kishte lënë paraardhësi i tij, Boris Yeltsin 25 vjet më parë, Putin tha se Rusia kishte rifituar "sovranitetin" e saj. "Me gjithçka që po i ndodhte Rusisë më parë, ne po shkonim drejt një humbjeje të plotë, totale të sovranitetit tonë." I pyetur për rënien e regjimit të Asadit në Siri, Putin këmbënguli se kjo nuk ishte një disfatë për Kremlinin - i cili mbështeti ushtarakisht Presidentin Bashar al-Assad për vite me radhë - por ai pranoi se situata ishte "e ndërlikuar" dhe se po negocion me qeverinë e re të Damaskut për të mbajtur bazat ajrore në këtë shtet.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Putin#NATO
Ещё видео!