Kryeministri Edi Rama e konsideron "Shqiponjën" që qëndroi në hyrje të Tiranës për 6 vjet, një vepër vulgare. Reagimi i kreut të qeverisë vjen një ditë pas largimit të monumentit nga sheshi "Shqiponja", pas nisjes së projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe.
Edi Rama: "Kurrë vulgariteti s'kishte hipur me më shumë preopotencë në një piedestal, sesa në rastin e kësaj "Shqiponje" në mesin e një skenografie pseudoklasike prej hyrjeje në kazino, që natën e bënte hyrjen e Tiranës si skenën e një filmi nga një tregim i Edgar Alllan Poe-s! Më në fund"!
Me këtë koment Rama bën të qartë, se "Shqiponja" nuk do të vendoset më aty, ku ishte. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të opozitës Lulzim Basha, i cili drejtonte Bashkinë e Tiranës në kohën kur u vendos "Shqiponja". Ai deklaron se Rama ka zgjedhur për simbol kombëtar hashashin.
Lulzim Basha: "Kur zgjedh për simbol hashashin, Shqiponja Kombëtare të duket vulgaritet. Për Ramën çfarë nuk sjell para në xhepat e tij dhe oligarkëve është pa vlerë, ndaj shkatërron Shqiponjën e 100-Vjetorit të Pavarësisë, për miliona euro që i jep një kompanie fantazëm dhe nën sekuestro".
"Shqiponja" u vendos me rastin e 100-Vjetorit të Pavarësisë në sheshin e pagëzuar me të njëjtin emër në hyrje të kryeqytetit. Vepra e derdhur në çelik të rëndë, me lartësi 10 metra u vendos në nëntor 2012. Në ceremoninë e përurimit, ku merrnin pjesë kryeministri i asaj kohe Sali Berisha dhe kryebashkiaku Lulzim Basha.
------------------------------------------
IN Tv Albania
Follow us:
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Offcial website:
[ Ссылка ]
Ещё видео!