Një polic ka mbetur i plagosur nga përplasja mes protestuesve në Fier dhe forca te policisë. Përplasja fizike mes tyre ka nisur paraditen e sotme. Mbështetës të opozitës janë grumbulluar përpara qendrës tregtare në Fier aty ku po zhvillohet një takim nga kryeministri Rama.
Takimi me qytetaret fierakë po bëhet në kuadër të turit për “Bashkinë që duam”. Protestuesit mbajnë parullat “Rama Ik”. Ndërkohë policia ka marrë masa të rrepta dhe po kryen kontrolle në të gjitha rrugët që të çojnë tek qendra tregtare./abcnews.al
Ещё видео!