Trajnimi I ushtarëve ukrainas për të manovruar tanket Abrams është zgjatur edhe për disa javë. Ka qenë kërkesa e vetë Ukrainës, që më pas u miratua nga Uashingtoni, teksa zëdhjënësi I Ushtrisë Amerikane për Evropën, Martin O’Donnell, pranoi se personili ushtarak do të vijojë të trajnohet me tanket modern amerikane.
Bëhet fjalë për një personel ushtarak prej 200 vetësh, të cilët do të vijojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre për manovrimin e tankut Abrams. Stërvitja e tyre nisi disa javë më parë në një bazë amerikane në Gjermani, teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet që të dërgojnë këtë vjeshtë 31 tanke të teknologjisë së lartë, Abrams, të cilët do të vihen në dispozicion të njërit prej shumë batalionëve ukrainas të angazhuar në kundërofensivën për lirimin e tokave të pushtuara nga Rusia.
Dërgimi I tankeve është miratuar që në janar nga presidenti Biden, teksa edhe partnerët Perëndimorë si britania e Madhe dhe Gjermania kanë dërguar tashmë në Ukrainë makineritë e tyre luftarake të avancuara, si Leopard 2 dhe Challenger 2.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Abrams#Ukrainë
Ещё видео!