Shkodër– Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në lagjen “Vasil Shanto” të Shkodrës, ku u plagos me armë zjarri një person. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në pedonalen e qytetit në orën 22:30, nga të shtënat me armë zjarri u plagos aksidentalisht me një plumb në këmbë 35-vjeçarja, Liljana Jeremija, e cila nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen. Kjo e fundit ishte rastësisht pranë makinës një makine në momentin e breshërisë së plumbave. Fatmirësisht 35-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.
Të njëjtat bëjnë me dije se shënjestër dyshohet se ka qenë një makinë luksoze me targa gjermane e parkuar në pedodale, por nuk dihet ende se kush është pronari i saj. Brenda mjetit luksoz në momentin e breshërisë së plumbave, nuk ka pasur asnjë njeri,dhe dyshohet se të shtënat me armë zjarri kanë qenë një formë kërcënimi për pronarin e mjetit. Për këtë ngjarje janë marrë në pyetje disa persona që kanë qenë në vendin e ngjarjes. Pritet që policia të sekuestrojë edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth.
Lexoni të plotë lajmin në linkun: [ Ссылка ]
Për të ndjekur kanalin tonë në YouTube bëni subscribe në: [ Ссылка ]
Like Dosja.al në Facebook: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Instagram: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!