CNN i ka kushtuar një artikull situatës së tensionuar në veri të Kosovës. Në një shkrim me titull “Pse tensionet etnike po ndizen sërish në veri të Kosovës?”, CNN shkruan se “serbët që protestojnë në Mitrovicë, qytetin etnikisht të ndarë ngritën sërish barrikada disa orë pasi Serbia tha se kishte vënë ushtrinë e saj në gatishmërinë më të lartë luftarake pas javëve të përshkallëzimit të tensioneve midis Beogradit dhe Prishtinës”.
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë tha se duke pasur parasysh ngjarjet e fundit në rajon dhe besimin e Beogradit se Kosova po përgatitej të sulmonte serbët dhe të largonte me forcë barrikadat, presidenti Aleksandar Vuçiç kishte urdhëruar ushtrinë dhe policinë e Serbisë të viheshin në gatishmërinë më të lartë. Nga ana e saj, Qeveria e Kosovës u bëri thirrje paqeruajtësve të NATO-s që të heqin barrikadat.
Teksa bën një përshkrim të situatës, CNN shkruan se tensionet e reja etnike kanë shpërthyer që nga 10 dhjetori kur serbët ngritën postblloqe të shumta dhe shkëmbyen zjarr me policinë pas arrestimit të një ish-polici serb. Përplasja mes dy vendeve vjen pas disa muajsh diskutime për çështjen e targave të makinave.
“Kosova prej vitesh ka dashur që rreth 50,000 serbët në veri t’i ndërrojnë targat e veturave të tyre serbe në ato të lëshuara nga Prishtina, si pjesë e dëshirës së qeverisë për të vendosur autoritet mbi territorin e saj.
Më 31 korrik, Prishtina njoftoi një afat prej dy muajsh për ndërrimin e targave, duke shkaktuar protesta, por më vonë u pajtua që ta shtyjë datën e zbatimit në vitin e ardhshëm.
Nga ana e tyre krerët serbë në komunat veriore, së bashku me gjykatësit vendas dhe rreth 600 oficerë policie, dhanë dorëheqjen në nëntor në shenjë proteste”, shkruan CNN.
Serbët në Kosovë duan të krijojnë një asociacion të komunave me shumicë serbe që do të funksiononte me autonomi më të madhe. Serbia dhe Kosova kanë bërë pak përparim në këtë dhe çështje të tjera që nga angazhimi në 2013 për dialogun e negociuar edhe nga BE. NATO ka rreth 3700 trupa të stacionuara në Kosovë për të ruajtur paqen. Aleanca tha se do të ndërhynte në përputhje me mandatin e saj nëse stabiliteti në zonë do të rrezikohej. Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), i cili mbërriti në vitin 2008, ende ka rreth 200 policë specialë atje.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kosovë#TopChannel
Ещё видео!