#oranews #cmimibiletave #biletaurbani #rritetcmiminaftes #rritetnafta
Rritja e çmimit të naftës ka ndikuar jo vetëm në rritjen e çmimeve por dhe në vështirësi për transportin. Kreu i shoqatës së Transportit Urban dhe Interurban për veriun Dashnor Memaj shprehet se nëse qeveria nuk merr masa për çmimin e naftës, ata janë të detyruar që të shtrenjtojnë tarifat e shërbimit.
"Një ndryshim i çmimit të naftës reflektohet te kostot e mirëmbajtjes së këtij sektori. Ne nuk kemi kërkuar diçka që s'mund të bëhet ose nuk na takon, ne po kërkojmë çmimin e naftës si sektor ta marrim sa vendet e rajonit. Kemi kërkuar të përjashtohemi nga taksa e qarkullimit, 27 lekë për litër është e padrejtë për ne. Duhet edhe suport tjetër financiar, ulja e pragut të TVSH-së. Janë këto elemente të cilat ne i kemi quajtur shtyllat ekonomike tonat që të kalojmë krizën dhe mos ketë ndikim në rritjen e çmimit të biletës për qytetarët. Në momentin që ne hasemi me një zë të shurdhër, nuk na përgjigjen, automatikisht do kërkojmë rritjen e çmimit të biletës.
Memaj u shpreh se kërkesat e tyre dhe pse të përsëritura herë pas here ende nuk janë plotësuar.
Më tej ai tha se nevojitet ndërhyrja e qeverisë sa më parë përmes mekanizmave rregullues për ta bërë çmimin e naftës të përballueshëm për sektorin e tyre.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!