Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç tha të enjten se bisedimet në Bruksel për gjithçka tjetër do t’i vazhdojë vetëm pasi të krijohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kështu, ai iu përgjigj komenteve të shefit të diplomacisë evropiane, Xhozef Borrell, se do të ftojë atë dhe Kurtin në Bruksel për të shtyrë përpara planin evropian për Kosovën, që tashmë ata e kanë pranuar.
“Asnjëherë nuk i jam shmangur bisedimeve për asgjë, por së pari duhet të krijohet asociacioni i komunave serbe nëse mendoni të më ftoni në Bruksel.
Mos më thërrisni atje për turizëm sepse nuk jam i interesuar. Kam qenë në bruksel 200 herë dhe nuk jam i interesuar të vij prapë, pa arsye. Ndaj, kur të më njoftoni se është krijuar asociacioni, do të vij të flasim për gjithcka tjetër
Pasi gazetarët i kërkuan një koment mbi deklaratat e kryeministrit kosovar albin kurti, i cili tha se ka 11 kryetarë komunash në serbi që nuk janë të kombësisë serbe por serbia nuk u jep atyre asociacion, Vucic tha se kjo është një marrëzi dhe pafytyrësi.
“Është një marrëzi, por nuk dua të flas më për këtë. Ai do që të barazojë statusin juridiko-politik shtetëror të Republikës së Serbisë me atë që ai e quan Republika e Kosovës, por ne jemi duke biseduar pikërisht sepse jemi njësoj.
Nuk mund ta përmendësh ti serbinë...ne kemi një temë për të diskutuar dhe kjo është e vetmja në tryezë”
Presidenti serb këmbëngul tek asociacioni i komunave serbe dhe hodhi poshtë edhe deklaratat e kryetarit të kuvendit të kosovës, Glauk Konjufca, i cili tha se formimi i tij është i pamundur. Për Vucicin, Konjufca ka thënë vetëm atë që mendojnë të gjithë përfaqësuesit politikë të shqiptarëve në prishtinë.
“Unë e di që nuk ka në plan ta formojnë Asociacionin. Dhe tani të shohim se çfarë do të bëjnë amerikanët, evropianët dhe të gjithë të tjerët”, tha Vucic duke shtuar se nëse duan të bisedojnë seriozisht atëherë duhet krijuar asociacioni, në përputhje të plotë me marrëveshjet e nënshkruara dhe të pranuara në Bruksel.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Vuçiç#BE
Ещё видео!