Pas dy ditësh luftë me flakët në malin e Shpiragut, zjarri po shkon drejt shuarjes.
Ministria e Mbrojtjes njoftoi se situata është vënë nën kontroll dhe tashmë po punohet për neutralizimin e plotë të flakëve.
Për shuarjen e tyre, u angazhuan 100 trupa zjarrëfikëse dhe helikopteri Cougar i Forcave të Armatosura. Nën kontroll janë vënë flakët edhe në fshatin Rrilë të Shënkollit në Lezhë, si dhe në Bushat në zonën e Vaut të Dejës.
Ministria gjithashtu tha se gjatë 24 orëve të fundit janë shuar plotësisht 10 vatra zjarri në të gjithë vendin.
Ndërkohë, gjatë kësaj të shtune, është rikativizuar zjarri në vendin e quajtur “Vija mbi Okol”, në fshatin Theth, të bashkisë Shkodër ku janë njoftuar strukturat e Emergjencave Civile në qark.
Për zjarrin në Vaun e Dejës, Policia vuri në pranga këtë 33 vjeçar i cili u kishte vënë flakën bimëve të ulëta, në anë të aksit rrugor, por më pas zjarri doli jashtë kontrollit.
Gjatë gjithë verës, në pranga për ndezje të zjarreve kanë përfunduar deri më tani 24 persona të cilët rrezikojnë deri në 15 vite heqje lirie.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!