[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Një tjetër pikë bastesh sportive ka rene pre e grabitësve. Këtë here, ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Persona ende të paidentifikuar janë futur në pikën e basteve dhe kanë grabitur rreth 800 mijë lekë të reja. Burime të drejtorisë së policisë së qarkut kanë bërë të ditur se grabitja është realizuar rreth mesnatës në bulevardin “Qemal Stafa” në afërsi të qendrës së qytetit. Pasi kanë studiuar mirë zonën dhe janë siguruar që përreth nuk ka njeri, grabitësit kanë thyer xhamin e derës kryesore dhe më pas kanë grabitur kasafortën, ku ishte edhe xhiro e ditës. Grabitësit duke përfituar edhe nga errësira janë larguar nga vendngjarja. Grabitja është konstatuar nga punonjësit e lotos vetëm ne orët e para te se hënës. Kane qene ata qe e kane lajmëruar policinë. Te njëjtat burime te policisë bëjnë me dije se ka dyshime per disa persona, por ende nuk mund te flitet per emra konkrete.
Ещё видео!