Arkiva Lajme - Tv Klan 1999
Lidhja e Gazetarëve të Shqipërisë ka protestuar sot ndaj lajmit të botuar në gazetën “Rilindja Demokratike” për zhvillimin e punimeve të kuvendit të dytë të kësaj lidhje. Kryetari i Lidhjes së Gazetarëve Ylli Rakipi në një konferencë për shtyp ka denoncuar sot këtë veprim.
Ylli Rakipi, Kryetari i Lidhjes së Gazetarëve:- “I ashtuquajturi Kuvendi i dytë i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë është një falsifikim i rëndomtë i disa personave të cilët pothuajse nuk kanë asnjë lidhje me median shqiptare. Kuvendi sipas gazetës së PD që të përbërë dhe nga gazetarë të gazetës “Republika”, revista “Koha”, “Bulevard”, “Futbolli Shqiptar” etj. Ky është një fallsifikim tjetër, pasi këto gazeta nuk kanë asnjë djeni për këët kuvend. Në kryesinë e re të zgjedhur me vota të fshehta figurojnë emrat e personave që nuk kanë qenë në mbledhje dhe as që kanë pasur djeni për të. Pra kuvendi i zhvilluar mes Mehmet Elezit, Qemal Sakajevës dhe Fari Balliut”.
Ndërkohë një nga njerëzit e akuzuar nga Rakipi, Fari Balliu botuesi i gazetës “55”, shpreh të kundërtën.
Fari Balliu, botuesi i Gazetës “55”:- “Unë e di humë mirë me të gjithë anëtarët e shoqatës tonë se me statut Kryetari i Lidhjes së Gazetarëve të Shqipërisë, pra i shoqatës tonë, zgjidhet njëherë në dy vjet dhe nuk ka të drejtë më shumë se dy mandate. Kurse Ylli Rakipi ka që nga viti 1993. Ylli e kishte mandatin të mbyllur dhe ishte apo s’ishte s’kishte ndonjë problem. Përkundrazi ne duke rritur shkallën e objektivitetit e propozuam edhe Lutfi Dervishin në kandidaturat për kryetar. Vulën ka të drejtë ta ketë ai që ka vendimin origjinal të krijimit të shoqatës”.
Vetë kryeredaktori i gazetës “Albania” Lutfi Dervishi, një nga njerëzit e anonçuar si i zgjedhur në kuvend vërteton mospraninë e tij.
Lutfi Dervishi, kryeredaktor i Gazetës “Albania”:- “Kam lexuar në një gazetë, që kam kandiduar për kryetar të Lidhjes së Gazetarëve në një kuvend të dytë. Për periudhën që bëhet fjalë unë kam qenë në një udhëtim jashtë shtetit. Nuk kam asnjë lloj djenie, gjë që është dhunim flagrant i një personi”.
Sipas Ylli Rakipit e gjithë kjo ka ndodhur pasi gazeta e PD ka nisur një luftë të hapur ndaj tij dhe shoqatës që ai drejton. Ndërkohë Lidhja e Gazetarëve do të denoncoj këtë rast pranë Federatës Ndërkombëtare në Bruksel si dhe do të paraqes në organet kompetente akuzën për fallsifikimin e vulës së shoqatës./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego
Ещё видео!