Prokuroria e Fierit ka sekuestruar pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare të shtetasit me iniciale L.B., dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” në Greqi.
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar mbi 3 milionë euro pasuri të dyshuara se rrjedhin nga veprimtari kriminale. Bëhet fjalë për apartamente, dyqane, llogari bankare e makina.
Nga hetimi i gjithanshëm pasuror i prokurorisë në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, dyshohet se pasuritë e mëposhtme, në zotërim të subjektit të dyshuar L.B. dhe familjarëve të tij, e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal i vazhdueshëm i shtetasit L.B.
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr. 1275 datë, 09.10.2023 vendosi sekuestrimi e pasurive të mësipërme që kapin vlerën mbi 3 milion euro.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Sekuestrimi#Fier
Ещё видео!