#oranews #rtvora #shkoder
Një çift bashkëshortësh të moshuar u gjetën të vdekur në banesën ku jetonin të vetëm në Shkodër. Dyshimet janë se burri 79 vjeçar ka ekzekutuar gruan me automatik dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Krimi dyshohet se ka ndodhur tre ditë më parë por u zbulua vetëm këtë të mërkurë, 18 gusht 2021.
Një krim tragjik në familje u zbulua këtë të mërkurë në Shkodër.
79-vjeçari Fadil Bandulla kishte ekzektuar bashkëshorten Sanijen 83- vjeçare dhe më pas o kishte dhënë fund jetës duke kryer vetëvrasje.
Ngjarja dyshohet se ka ndodhur tre ditë më parë, në banesën e familjes në lagjen“Ahmet Haxhia”, por është zbuluar vetëm të mërkurën nga fqinjët dhe familjarët e çiftit të moshuar.
Brenda shtëpisë, blutë gjetën edhe armën e krimit, një automatik kallashnikov që sipas të dhënave të para, 79-vjeçari e mbante pa leje.
Motivet janë të paqarta, por sipas dëshmive ata kishin konflikte të vazhdueshme të cilat siç duket i kanë çuar deri në fundin tragjik.
Çifti Bandulla ishin prindër të një vajze dhe dy djemve që siç mësohet jetojnë në Amerikë dhe Gjermani, ndaj kishin mbetur të vetëm në banesë.
8 gra dhe 6 burra kanë mbetur viktima të krimeve në familje gjatë këtij viti dhe rasti i 5 kur autori kryen vetëvrasje pas vrasjes.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!