Zjarre të frikshme të ushqyera nga erërat e forta kanë shkaktuar një seri shpërthimesh të enjten në një depo municionesh në greqinë qendrore ndërsa zjarrfikësit vazhdojnë të luftojnë me flakët në të gjithë vendin. Nuk kishte të lënduar në depon që ishte evakuuar para shpërthimit dhe natën e të enjtes zjarri nuk ishte më aktiv. Forca ajrore greke tha se avionët F-16 në një bazë të afërt ishin zhvendosur në shenjë parandalimi dhe se baza nuk ishte nën kërcënim për momentin.
Zjarret po shkrumbojnë greqinë gjatë këtyre tre valëve të një pas njëshme të të nxehtit që ka parë mesdheu dy javët e shkuar, duke marrë jetë njerëzish, përfshirë dy pilotë të një avioni zjarrfikës, e duke shkaktuar edhe një evakuim masiv turistësh në ishullin e Rodit.
Zjarri në zonën e volosit, në rajonin Magnisia në qendër të greqisë arriti depon e municioneve që ndodhet rreth 6 km në veri të një baze të madhe ajrore në Nea Anchialos. Mediat greke raportuan se bombat dhe municionet për avionët grekë F16 ruheshin në atë depo. Shpërthimet e forta bënë që të thyheshin xhamat e shtëpive në zonën përreth por shërbimi grek i zjarrfikësve tha se nuk kishte të lënduar në fshatrat pranë, që ishin evakuuar më herët.
Sipas zëdhënësit të shërbimit të zjarrfikësve, Ioannis Artopios, 12 fshatra ishin urdhëruar të largoheshin në zonën Volos-Nea Anchialos. “Pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore, forcat tona nuk ishin në gjendje ta ndalonin këtë zjarr”, tha ai duke shtuar se zjarri në zonën e Volosit ishte më i rrezikshme nga 124 zjarret me të cilat shërbimi i zjarrfikësve u përball të enjten.
Zjarret u përhapën në tre fronte dhe detyruan mbylljen e një pjese të autostradës më të ngarkuar të Greqisë për disa orë, ndërsa shërbimet hekurudhore kombëtare që kalonin nëpër zonë u ngadalësuan. Televizioni shtetëror ERT tregoi banorët dhe vizitorët në fshatin bregdetar Anchialos, rreth 4 kilometra nga vendi i shpërthimit, duke u evakuuar nga deti, ndërsa të tjerët po largoheshin me makina dhe autobusë. Roja bregdetare tha se më shumë se njëqind banorë u dërguan me varka të vogla private në Volos. Baza ajrore Nea Anchialos është rreth 20 kilometra nga qyteti, ku mund të dëgjoheshin shpërthime të forta.
Helikopterët që hidhnin ujë dhe ekipet në tokë u përballën më herët të enjten me një tjetër vatër zjarri në Kifissia, në veri të Athinës, i cili u shua shpejt.
Zjarrfikësit grekë po ashtu luftuan me flakët për të 10 ditë radhazi në Rodos, ku zyrtarët thanë se flakët u frenuan kryesisht. Zjarre janë raportuar ndërkohë edhe në ishullin Evia.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Athinen#TopNews#TopChannel
Ещё видео!