Shqipëria ka një rol të rëndësishëm në stërvitjen e përvitshme të këtij viti DEFENDER-21 të trupave ushtarake amerikane dhe aleatëve të NATO-s. Brigjet shqiptare shfrytëzohen për të parën herë për stërvitje që pas Luftës së Dytë Botërore për zhvillimin e aftësive të trupave aleate për zbarkimin nga deti, siç pohoi Koloneli Joseph Scrocca në një konference online me shtypin shqiptar.
“Shqipëria po luan një rol vendimtar në stërvitjen për logjistikën e përbashkët përtej bregut, që zhvillohet për të parën herë në Europë që prej Luftës së Dytë Botërore në Portin e Durrësit”.
Bëhet fjalë për një prej stërvitjeve më të mëdha dhe më të rëndësishme ku marrin pjesë 28 mijë trupa ushtarake, ku krahas atyre amerikane marrin pjesë edhe ushtarë shqiptarë dhe nga 26 vende në total. Krahas vendit tonë në stërvitje janë të pranishëm edhe ushtritë e vendeve fqinje anëtarë të NATOs, si Mali i Zi e Maqedonia e Veriut.
Koloneli Scrocca shprehet se stërvitja ka qëllime mbrojtjeje dhe përqëndrohet kryesisht në parandalimin e sulmeve teksa përgatit forcat aleate për t’ju kundërpërgjigjur situatave të krizave apo katastrofave humanitare. Si terrene të stërvitjes përdoren terrene të vështira bregdetare si porte të degraduara të dala jashtë përdorimit. Stërvitja në vendin tonë nisi më 26 Prill dhe vazhdon më 10 Qershor.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!