Subscribe në Ora News këtu [ Ссылка ]
Kanë darkuar familjarisht me të afërmit, më pas në gjendje të dehur është konfliktuar me bashkëshorten të cilën e ka plagosur rëndë më automatik. 41 vjeçari Edmond Gjoka, pas krimit, i ndjekur dhe nga reagimi i të afërmve ka qëlluar veten.
Krimi në familje ndodhi në Manzë të Durrësit, në orët e vona të mbrëmjes së të dielës.
Babai i 41 vjeçarit rrëfen se çifti kishte grindje për arsye të paqarta, por nuk mendonin se do të arrinte deri në këtë pikë.
Pas plagosjes, 38 vjecarja Lumturie Gjoka, nënë e 4 fëmijëve më i madhi nga të cilët 13 vjeç, u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, pas plumbit të marrë në kraharor.
Policia e shijakut, në cilësinë e provës materiale sekuestroi armën e zjarrit automatik model 56 dhe tre gëzhoja.
Për më shumë klikoni në [ Ссылка ]
Ещё видео!