Në një operacion të orëve të fundit Guardia di Finanza italiane sekuestroi 1.1 tonë kokainë, të nisura nga Ekuadori të fshehur në një kontenjer me banane në portin e Kalabrisë.
Agjentët e Policisë Financiare dhe zyrtarët e Drejtorisë së Doganave kanë identifikuar mbi një ton kokainë të nisur nga Ekuadori në portin Gioia Tauro. Substanca narkotike, për një total prej 1,126 kg, u identifikua përmes një kontrolli në mbi 2100 kontejnerë të nisur nga kontinenti i Amerikës së Jugut.Kapja e kokainës u bë e mundur falë skanerëve të sofistikuar që lejuan hetuesit të zbulonin se ku ishte fshehur ajo. Kokaina ishte me cilësi shumë të pastër dhe mund të shumohej deri në 4 herë para se të hidhej në treg, duke arritur një vlerë prej rreth 225 milionë euro.
Kontejneri brenda të cilit ishte fshehur droga u raportua se ishte drejtuar për në një port në Turqi.
Kjo nuk është hera e parë brenda këtij viti që në aeroportin e Gioia Tauro të sekuestrohen sasi të mëdha të kokainës. Në 10 shkurt të po këtij viti policia italia kishte arritur të sekuestronte 1.3 ton ton kokainë me vlerë rreth 260 milion euro dhe dy javë më parë u sekuestruan rreth 400 kg kokainë e fshehur ne kontenjerë të mishit.
Ещё видео!