#rtvora #oranews
Thirrja e kreut të KLP-së Genti Ibrahimi drejtuar Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të kaluar në vetting me prioritet listën e prokurorëve kandidatë për SPAK duket se ka rënë në vesh të shurdhër.
KPK nuk ka futur në kalendarin e kësaj javë asnjë nga 4 kandidatët, të cilët ende nuk kane kaluar në kontroll edhe pse janë të listuar në 15 të përzgjedhurit e KLP siç janë Anton Martini, Elisabeta Imeraj, Doloreza Musabelliu dhe Anila Jella.
Kjo ka ndodhur edhe një javë më parë ku asnjë nga këta prokurorë nuk u thirrën për të kryer vettingun duke sjellë sërish vonesa të pashmangshme në plotësimin e SPAK me organikën e plotë të saj. Bazuar në verifikimin e rezultateve të tri javëve të fundit duket se KPK ka ngadalësuar punën në vlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve pasi janë vlerësuar vetëm tre subjekte, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk është në listën e SPAK-ut. Këtë vonese dhe mosangazhim të KPK-së e ngriti si shqetësim edhe pas mbledhjes se fundit kreu i KLP-së.
Gent Ibrahimi: “Në datën 16 korrik i kemi dërguar institucioneve të vettingut një listë me 15 emra. Ishin 15 prokurorët që ne përzgjodhëm si kandidatë për Prokurorinë e Posaçme, që do të duhet të kishin kaluar procesin e vettingut në këto 3 muaj e gjysmë.”
Një javë më parë KPK finalizoi vettingun për prokuroren Sonila Muhameti, e cila e kaloi filtrat ndërsa këtë javë në kalendar është shpallur vetëm Hajrie Muçmataj, gjyqtare në Gjykatën e Apelit të Shkodrës ndërkohë që asnjë nga dy emrat nuk kandidon për institucionet e reja si Gjykata e Posaçme dhe prokuroria e SPAK, duke mos qenë në listën prioritare. Për afro dy vite KPK ka konfirmuar në detyrë 84 gjyqtarë dhe prokurorë ndërsa ka shkarkuar nga sistemi i drejtësisë 72 subjekte.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!