Kuvendi i Shqipërisë u mblodh këtë të mërkurë në një seancë të posaçme në nder të Presidentit kroat Zoran Milanoviç. Ky i fundit në fjalën e tij para ligjvënësve shqiptarë, vlerësoi kontributin dhe mbështetjen e dhënë nga Shqipëria në luftën në mbrojtje të pavarësisë së Kroacisë, teksa theksoi rritjen e bashkëpunimit dypalësh.
Kroacia dhe Shqipëria kanë forcuar marrëdhëniet e tyre shumë më tepër se kurrë. Jemi më tepër të lidhur edhe prej aleancës në NATO, marrëdhënia jonë është e shkëlqyer. Ky bashkëpunim ndërlidhet në fushë fusha, sidomos ekonomik sepse është rritur me 60% shkëmbimi tregtar. Më gëzon fakti që kemi turistë shqiptarë.
Ndërkohë Milanoviç u ndal edhe tek përpjekjet që Kroacia bën për njohjen e Kosovës si dhe mbështetjen ndaj Shqipërisë për integrimin në BE.
Natyrisht që njohjen e Kosovës është një ndër gjërat që themi më së tepërmi. Në forume bilaterale dhe multilaterale e cilësojmë të padrejtë dhe të paqëndrueshme që Shqipëria u bë anëtare e NATO-s në 2009 dhe që prej atëherë janë shumë mbrapa lidhur me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Kroacia së fundmi është bërë pjesë edhe e zonës Shengen teksa ka kritikuar BE për vonesat në integrim ndaj Shqipërisë.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kroaci#Milanoviç
Ещё видео!