Diktatori koreanoverior, kim Jong Un, ka urdhëruar që çiftet që divorcohen të dërgohen në një kamp pune për të shlyer “krimet” e tyre. Lideri i Koresë së Veriut kërkon që dy ish bashkëshortët të shërbejnë deri në gjashtë muaj, pasi divorci në vendin e izoluar shihet si "anti-socialist". Deri kohët e fundit, vetëm bashkëshorti që bënte kërkesë për divorc ndëshkohej, edhe nëse dhunohej fizikisht, zbulon një banor i vendit. Por tani, të dy bashkëshortët do të përballen me burgim pasi të jetë finalizuar divorci. "Shkova në Gjykatën Popullore të Qarkut Kimjongsuk ... ku 12 persona morën dekrete divorci," tha një banor i provincës veriore të Ryanggang, për faqen e lajmeve RFA. "Menjëherë pas vendimit, ata u transferuan në kampin e punës së qarkut." Banori tha se divorcet janë shtuar shumë që nga viti 2020. Me fillimin e pandemisë së koronavirusit, i gjithë vendi u mbyll dhe ishte shumë e vështirë për shumicën e familjeve të siguronin jetesën. Kushtet e rënda ekonomike bënë që shumë martesa të shpërbëheshin. Për të ndaluar çiftet e martuara që të ndaheshin gjatë kësaj kohe të trazuar, qeveria filloi të ndëshkonte të divorcuarit. Vitin e kaluar, shteti nisi një fushatë edukative për të parandaluar në mënyrë specifike gratë që të divorcohen.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Divorci#KoreaVeriut
Ещё видео!