Reagojmë ashpër kundër kryetarit të komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, ose siç njihet “kryetari 24 karat”, i cili nuk përkrahu sot propozim vendimin e Këshillëtarit komunal të Lëvizjes për Reforma në PDSH, z. Mujdin Bilalli për ndarje të ndihmave të njëhershme financiare banorëve të “Lagjes së Trimave” në Kumanovë.
Dega e Gostivarit e Lëvizjes, përkujton kryetarin e komunës se me këtë akt ai nxjerr edhe njëherë fytyrën e vërtetë të tij, të një njeriu pa ndjenja kombëtare, të pashpirt dhe jo-human, i cili gjatë gjithë mandatit të tij është përkujdesur vetëm për rritjen e pasurisë personale.
Kryetari i Gostivarit “24 karati” është përfshirë në vepra të ndryshme korruptive, dhe si i tillë më nuk i shërben interesit të qytetarëve të Gostivarit. Ky kryetar vazhdon që ta konsiderojë pronë private institucionin e komunës, kur potencon se ndihma për Kumanovën do të organizojë bashkë me qytetarët e bashkësive maqedonase, turke apo rome, si dhe me biznesmenë maqedon, turq, apo rom, të cilët janë po të njejtët që i sollën fitoren si kryetar komune “24 karatshit” duke llogaritur këtu edhe blerjet e votave nga ndihma e biznesmenëve maqedonas.
Pra, ky kryetar nuk ka pasur dhe asnjëherë nuk do të ketë legjitimitetin e votës shqiptare, dhe ndoshta për atë shkak nuk i intereson aspak për banorët shqiptar të “Lagjes së Trimave”.
Ещё видео!