#gjkko #fatmirmediu
Gjykata e Posaçme pranoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, që të gjykohet me procedurë të zakonshme, duke sjellë kështu një përballje të gjatë me dëshmi dhe prova shkresore me SPAK, që e akuzon atë për “Shpërdorim detyre”.
Edhe pse ish-ministri i Mbrojtjes i qëndron pretendimit se çështja duhet të pushohet, pasi vitet që kanë kaluar e kanë parashkruar atë.
Nëpërmjet dy avokatëve të tij, i tha gjykatës se sa kohë kjo kërkesë nuk u shqyrtua në nisje të gjykimit, ai do të provojë pafajësinë e tij me proces të zakonshëm, duke hequr dorë nga procedura e shkurtuar.
Për ta bërë këtë, mbrojtja e ish-ministrit kishte një listë me 90 dëshmitarë që kërkon të thërriten në gjyq. Lista përfshin emra të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të NATO-s dhe zyrtarë të lartë të SHBA-ve dhe disa vendeve të tjera.
Gjithashtu ai kërkon dhe ish-ministra dhe zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Mbrojtjes në Shqipëri.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!