#oranews #sagaevrasjeve #shkoder
Ekzekutimi i Naim Bajrit në Shkodër duket se ka rikthyer edhe njëherë hakmarrjet e vjetra në këtë qytet. Indrit Bajri, djali i viktimës i cili njihej si tregtar peshku është ekzekutuar në vitin 2001. Po kështu Naim Bajri është xhaxhai i Behar Bajrit, familja e të cilit është bërë objekt i disa sulmeve me armë në Shkodër gjatë viteve të fundit.
Ekzekutimi i 68-vjeçarit Naim Bajri, në tregun ushqimor të Shkodrës, ka rikthyer sagën e hasmërive mes fiseve në këtë qytet. Viktima, ishte një tregtar peshku, të cilin në 21 Tetor 2001, i kanë vrarë njërin nga djemtë e tij, Indrit Bajri, në atë periudhë vetëm 21 vjeç. Ngjarja lidhet me hasmëritë që ka fisi “Bajri” në Shkodër dhe disa familjeve të tjera në këtë qytet.
“Ora News”, mëson se Naim Bajri është djali i xhaxhait të babait të Behar Bajrit, familje kjo që kohët e fundit është bërë objekt i sulmeve me armë. Në 10 Mars 2022, Admir Bajri mundi ti shpëtojë një atentati të kësaj natyre, ku një person nga brenda makinës ka hapur zjarr me automatik, por pa mundur ta vrasë atë.
E njëjta dinamikë ka ndodhur dhe mëngjesin e sotëm, ku një person i vetëm, nga xhami i një automjeti tip Benz-Mercedes, ka qëlluar me automatik duke lënë të vdekur në vend Naim Bajrin dhe plagosur puntorin e tij, Astrit Zenelin. Por saga e kësaj hasmërie në Shkodër, vijon që prej vitit 2001 e duke vazhduar me ekzekutimin e Bardhok Planaj e deri në ditët e sotme.
Në 2001 është vrarë Indrit Bajri, ku në atë periudhë prokuroria arrestoi dhe akuzoi tre persona, Ilmir Hajdari ose siç thirret ndryshe me nofkën “Mir Vetulla”.
Xhabir Shega, ose Vig Shega dhe Kujtim Barbullushi. Drejtësia nuk mundi ti mbajë në burg tre personat, të cilët arritën të lenë qelinë brenda një periudhë 4 vjeçare. Por pavarësisht se tre personat arritën ti shpëtojnë drejtësisë, rehatia e tyre nuk ishte e njëjtë si më parë. Në 12 qershor 2015 vritet në Shkodër, Vig Shega, njëri nga autorët e vrasjes së Indrit Bajrit.
Dy vite pas kësaj ngjarje ende të pazbuluar, në 29 qershor 2017 tentohet të vritet me 9 plumba Ilmir Dedja ose “Mir Vetulla”. Ky i fundit arriti të shpëtojë por mësohet se ka mbetur i paralizuar nga sulmi me armë.
Ndërsa në Prill 2021 është ekzekutuar Bardhok Planaj, ngjarje e pazbardhur sikurse edhe atentatet e tjera të mësipërme. Në Mars 2022 tentohet të vritet Admir Bajri, por pa rezultat.
Për më shumë lexoni në: [ Ссылка ]
Follow Televizionin Ora News
Website: www.oranews.tv
Youtube [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram [ Ссылка ]
Twitter [ Ссылка ]
Ещё видео!