Kryeministri Edi Rama, u takua këtë të hënë me pensionistët, për të shpjeguar lehtësimet që pritet të sjellë paketa e rezistencës sociale, për këtë kategori qytetarësh.
Në një kohë që përfaqësuesit e transportit publik kërkuan rritje të çmimit të biletës, Rama deklaroi se qeveria do të mbështesë të gjithë shqiptarët që përdorin linjat urbane, qytetase dhe ndërqytetase, duke paguar diferencën e çmimit të biletës, në mënyrë që asnjë udhëtar të mos preket nga ndryshimi i çmimit.
“Protesta më të çartuar që mund të bëjë një parti politike nuk i kemi trajtuar me mungesë respekti, por kjo është turp. Kjo është një turp i pashoqë i të gjitha tyre që nxisin që nuk kanë turp dhe ju i njihni mirë që kush janë dhe keqardhje për ata që i sjellin nga të katër anët e Shqipërisë me autobusë të paguar nga kush? Kush i paguan autobusët e naftës për njerëzit që protestojnë për naftën, i paguajnë ata që vijnë me dy gishta këtu? Kush janë ata ne i dimë shumë mirë kush janë, turp edhe për ata që e mbështesin atë protestë. Kjo protestë është një protestë që shëmton Shqipërinë"
Teksa protestuesit vijojnë të mbushin sheshet për të gjashtën ditë radhazi, për stabilizimin e çmimeve, kreu i qeverisë, Edi Rama, nuk i ka kursyer komentet për ata që vendosin paralele me sistemin diktatorial.
"Të thuash sot poshtë komunizmi do të thotë të fyesh ato që kanë jetuar vërtetë në komunizëm. Nëse situata nuk do stabilizohet, va do bëhemi vendi më qesharak i vendit, ku janë jelekverdhët në Francë, nuk dalin se protestuesit i kanë dhënë kohë kohës dhe respektojnë viktimat, se e kuptojnë që vendi i tyre është futur në një luftë dhe efektet e çmimeve s'janë vetëm te vendet që kanë vendosur sanksionet Rusisë, Turqia, ja atyre i është rritur çmimi i energjisë"
Sipas paketës së rezistencës sociale, 673 mijë e 542 pensionistë do të përfitojnë 3.6 mld lekë për indeksimin e pensioneve. Ndërkohë disa kategori të veçanta do të marrin 3 mijë lekë për 3 muaj si kompensim për rritjen e çmimeve të shportës.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Rama#Paketa#Krizes#TopChannel
![](https://s2.save4k.org/pic/U0x0_EGsnZ0/maxresdefault.jpg)