#rtvora
Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi i ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora komentoi propozimin e presidentit Ilir Meta, për dorëzimin e detyrës së presidentit profesorit Rexhep Meidani.
Shehi tha se hallet e Shqipërisë nuk zgjidhen me iniciativa personale, sepse nuk zgjidh asgjë. Ai theksoi se problemi i opozitës është që t'i ofrojmë shqiptarëve një palë zgjedhje të ndershme.
Shehi: Këto janë propozimet e Metës, nuk shoh ndonjë gjë të keqe, por nuk zgjidhen hallet e Shqipërisë kështu. Me iniciativa personale, sado dashamirës të jetë. Zoti Meidani është një burrë shumë i nderuar, por ne në Shqipëri sot nuk kemi këtë hall. Kemi hall sepse Kryeministrinë, pushtetet e të gjithë hapësirës politike dhe institucionale shqiptare i ka zënë një njeri i vetëm. Kjo nuk zgjidh asgjë. Zëvendësimi i Metës me Mejdanin, apo i Mejdanit me dikë tjetër. Problemi jonë është që t'i ofrojmë shqiptarëve një palë zgjedhje të ndershme, pa hajdutë votash, kriminelë që dhunojnë votën dhe oligarkë që e blejnë. Kjo është e keqja e Shqipërisë sot për sot dhe prandaj na duhet ndryshim i ligjit zgjedhor në radhë të parë, ndryshim i ambientit politik, që do të thotë të ndryshojmë edhe disa elementë të kushtetutës. Na duhet edhe të paktën, jo të futen në burg të 20 bandat që kontrollojnë Shqipërinë, por nja 4-5 prej tyre që të tremben pjesa tjetër. Të dali nga tregu i ekonomisë jo të 20 oligarkët që kanë blerë Shqipërinë, por të paktën të reduktohet roli i tyre në jetën publike, ekonomike, financiare dhe politike shqiptare. Ky është halli që kemi ne si Shqipëri.
Për më shumë lexoni në:
[ Ссылка ]
Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: [ Ссылка ]
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE [ Ссылка ]
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE [ Ссылка ]
Follow Ora News on Instagram Here [ Ссылка ]
Follow Ora News on Twitter [ Ссылка ]
Follow Ora News on Google+ HERE [ Ссылка ]
Ещё видео!