Lajme arkiva 2008
Presidenti i Republikës Bamir Topi, i propozon parlamentit rregullime ligjore përsa i përket financimit partive politike dhe organizatave. Sipas tij këto ndryshime duhet të eliminojnë tërë mundësinë financiare mes biznesit dhe entiteteve politike në vend.
Gjatë një tryeze të organizuar nga Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, presidenti Topi ka theksuar po ashtu, domosdoshmërinë e të tjerave ndryshimeve në ligjin e deklarimit të pasurive që sipas tij duhet të kenë për qëllim kryesor bashkëpunimin ndërinstitucional në luftën kundër korrupsionit.
Bamir Topi: “Është shumë i rëndësishëm ndërtimi i një kornize bashkëpunimi ndërinstitucional që të jetë përgjegjës në radhë të parë për parandalimin, zbulimin në kohën e duhur dhe dënimin e akteve korruptive të konstatuara. Kjo kornizë duhet të përfshijë tërë sektorët e legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit duke mundësuar këtu një përpjekje të përbashkët dhe të mirë sinkronizuar nga të tërë aktorët.”
Fatmira Laskaj, ka theksuar domosdoshmërinë e bashkëpunimit të të gjitha institucioneve në luftën kundër korrupsionit.
Fatmira Laskaj: “Nuk mjafton për të konsideruar si të plotësuar kërkesat e kodit të procedurës administrative, ku këto detyrime të ndërsjella ligjore anashkalohen apo edhe vonohen nga struktura të njëjta për nga përgjegjësia për luftën kudër korrupsionit, kuptohet që inspektoratit të lartë i krijojnë vështirësi e pengesë në ushtrimin e kontrollit drejtpërdrejtë të deklarimeve./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!