TIRANE-Zëdhënësja e qeverisë dhe Ministre e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali e ftuar në studion e emisionit '5 Pyetjet nga Babaramo' deklaroi se shumica socialiste do të votojë konkluzionet që do të sjellë Komisioni i Posaçëm Hetimor në Kuvend lidhur me nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas raportit të Komisionit të Venecias që u publikua i plotë ditën e sotme. Për Spiropalin, 'Venecia' e thotë qartë se Meta e shkeli Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve dhe se i qëndron firmës që ka hedhur për shkarkimin e kreut të shtetit.
"E kam lexuar nga fillimi në fund raportin, nuk ka asgjë të re nga raporti paraprak. Nuk ka aty as tentativë për vrasje, as në variantin e parë as të dytë, as nuk ka. Komisioni i Venecias është trupë profesioniste, nuk ka lidhje me emocionet dhe shigjetat politike. Por ka dalë me disa konkluzione për zhdekretimin e zgjedhjeve. Edhe ky term shihet me habi duke vendosur në habi seriozitetin e këtij procesi. Komisioni thotë se duke qenë rast i rrallë është e vështirë për të nxjerrë modele për vende të tjera.
Ещё видео!