Gjashtë kushte i ka vendosur Kryeministri i Kosovës Albin Kurti për pranimin e Asociacionit sipas marrëveshjes së vitit 2013, por në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.
Asociacioni sipas nuk mund të jetë monoetnik, duhet të ndërrojë emrin, nuk mund të bartë asnjë pushtet publik dhe ekzekutiv dhe duhet t’i shërbejë vetëm bashkëpunimit horizontal të komunave.
Para vendosjes së Asociacionit, strukturat ilegale, sipas Kurtit, duhet të shuhen dhe bëhet dorëzimi i të gjitha armëve ilegale.
“Asociacioni është pjesë e marrëveshjes finale dhe zbatohet pas njohjes reciproke”, tha Kurti.
I menjëhershëm ishte reagimi i opozitës.
“Nuk ka polarizim më të madh në 2-3 fjali të tuat se sot. A je i vetëdijshëm se çfarë po flet”, tha Lumir Abdixhiku.
Bashkësia ndërkombëtare është duke insistuar për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, madje zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit është një ndër pikat e planit franko-gjerman.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!