Me vaksinimin e fëmijëve më shpejt do të arrihet imunitet kolektiv, theksojnë autoritetet shëndetësore, edhe pse në Maqedoninë e Veriut kjo nuk do të jetë e obligueshme, as kusht për ndjekjen e mësimit në shkolla.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se ende nuk ka vendim për restriksione shtesë gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut, duke sugjeruar se vaksina dhe kujdesi personal në të ardhmen do të jenë mbrojtja më e mirë nga viruset ekzistuese ose mutacionet e reja të virusit korona.
Për fëmijët rekomandohet vaksina Pfizer, ndërsa vaksinimi i tyre më shpejt do të sigurojë imunitet kolektiv në vend, thekson ministri i Shëndetësisë, duke shtuar se edhe ai do t’i vaksinojë fëmijët e tij.
“Po, kuptohet dhe mendoj se kjo duhet të bëhet, kjo është mënyra e vetme që të arrijmë përqindje të duhur të imunitetit kolektiv. Në disa vende vaksinimi është i obligueshëm, nuk do t’i pranojnë fëmijët në shkolla, kjo është politikë në disa nga vendet europerëndimore. Te ne vaksina nuk do të jetë e obligueshme, për çdo rast ajo që rekomandohet me leje për përdorim është vaksina Pfizer. Kështu që, përgjigjem në mënyrë të drejtpërdrejtë, unë këtë do ta bëj”.
Masa të reja gjatë hyrjes në Maqedoninë e Veriut, si ndalesë për variantin “Delta” nuk paralajmërohen, edhe pse numri më i madh i rasteve të regjistruara janë “importuar” nga jashtë. Në Maqedoninë e Veriut janë konfirmuar dhjetë raste me virusin “indian”. Filipçe thekson se priten të dhëna nga hulumtimet shkencore në lidhje me atë si do të sillet virusi te njerëzit me dhe pa vaksinë.
“Bëj thirrje që numër sa më i madh i qytetarëve të vaksinohen. Sepse pas këtij mutacioni mund të vijë ndonjë tjetër. Bota nuk mund të funksionojë, e shohim çfarë vendime merr Britania e Madhe. Thjesht do të lehtësohen të gjitha masat restriktive”.
Vaksinimi i fëmijëve kundër Covid-19, që është paralajmëruar për javën e ardhshme nuk do të jetë i detyrueshëm, ka theksuar ministri Filipçe, përkundër që shumë vende nuk i pranojnë fëmijët në shkollë nëse nuk janë të imunizuar. Në vendin tonë do të vaksinohen fëmijtë e moshës 12 deri 16 vjec ekskluzivisht me vaksinën “Pfizer”.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!