#reportTV #lajmeshqip #lajmeVLORË- Të shtëna me armë janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë, ku protagonistë kanë qenë 2 efektivë policie dhe një trafikant droge. Report Tv mëson se i riu, i identifikuar me 3 emra Diego Haxhiraj alias Teki Haxhiraj alias Diego Hanaj ka qëlluar në drejtim të makinës në të cilën po udhëtonin 2 policët, Angjelo Breshani, polic i patrulle Vlorë e Nako Mehmetaj polic kufitar në Sarandë. Dëshmia e vetme e siguruar deri më tani është ajo e efektivëve, që iu kanë thënë kolegëve të tyre “se kanë parakaluar makinën ”Volkswagen”, autori ka menduar se i bënë bërë pritë dhe prandaj i ka qëlluar”.
Ещё видео!