[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
[ Ссылка ]
Gara për shtëpinë e bardhë është drejt fundit. Presidenti i SHBA nuk zgjidhet nga vota e popullit, por nga votat e të ashtuquajturit Kolegj Zgjedhor. Më shumë se 90 milionë amerikanë tashmë kanë votuar. Edhe procesi i votimit është i larmishëm. Në Washington nuk kërkohet mjet identifikimi, mjafton emri, mbiemri dhe adresa e banimit. “Vetëm në Washington d.c. edhe regjistrimi mund të bëhet brenda ditës. Dhe kjo është një lehtësi shumë e rëndësishme. Ka dy mënyra votimi në prezencë, ajo elektronike dhe me letër. Ne zgjedhim presidentin, përfaqësuesit në senat e kongres, këshilltarët e qyteteve, bordet e edukimit, të zgjedhurit lokalë për bordet e shkollave. Cdo shtet ka specifikat e veta në këto nënrenditje.”Por sa kohë duhet për numërimin e votave që janë hedhur personalisht? Për shkak të pandemisë së koronavirusit, shumë më tepër amerikanë po votojnë herët këtë vit dhe shumë prej këtyre votave po hidhen me postë. Votimet me postë kërkojnë zakonisht më shumë kohë për t’u numëruar. Punonjësit e zgjedhjeve lokale mbledhin votat në secilën zonë dhe asnjë fletë votimi nuk numërohet deri në ditën e zgjedhjeve.
Ещё видео!