Kosova nisi të enjten shpërndarjen e ndihmës prej 100 eurosh për të gjithë punonjësit e sektorit privat, për shkak të krizës ekonomikë në vend.
Me anë të një vendimi, Qeveria e Kryeministrit Albin Kurti vendosi të ndante nga 100 euro për të gjithë punëtorët, studentët dhe pensionistët në vend.
Sektori publik dhe pensionistët si dhe qytetarët me asistencë sociale e morën të parët ndihmën ekonomike, muajin e shkuar.
Të enjten, ministri i Financave, Hekuran Murati, bëri të ditur se 210 mijë të punësuar dhe 10 mijë të vetëpunësuar të sektorit privat morën pagesat shtesë prej 100 euro.
Sipas tij, të radhës në listë janë ata që kanë aplikuar në mars, për të cilët pagesa do të kryhet në muajin qershor, me kusht që vazhdojnë të jenë të deklaruar si të punësuar.
Nga sektori privat, të drejtë përfitimi nga 100 euro kanë pasur të gjithë punëtorët që kanë pagë më të ulët se 1000 euro.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#Kosova#Krize#TopChannel
Ещё видео!