BERAT– Dy persona, të identifikuar si Sotir Avrami, 68-vjeç dhe Spiro Veshi, 63-vjec kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë shtruar në spitalin e Beratit, si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin Berat-Poshnje.
Dy të plagosurit, ishin me biçikleta dhe po qëndronin buzë rrugës në Poshnje, duke shitur qumësht, në momentin që janë përplasur nga një furgon. Mjeti me targa AA 374 NT ka dalë nga rruga dhe ka përplasur dy personat që ndodheshin krah saj.
Për pasojë, 63 dhe 68 vjeçari janë plagosur rëndë dhe janë dërguar në spitalin e Beratit. Drejtuesi i furgonit është vënë në pranga. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet që sollën këtë aksident.
Lexoni të plotë lajmin në linkun: [ Ссылка ]
Për të ndjekur kanalin tonë në YouTube bëni subscribe në: [ Ссылка ]
Like Dosja.al në Facebook: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Instagram: [ Ссылка ]
Follow Dosja.al në Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!