Edhe pak ditë na ndajnë nga edicioni i 37-të i Festivalit të Këngës për Fëmijë, “Tingujt e Adriatikut”, që çel dyert më 18 dhe 19 dhjetor, në sallën e teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës.
21 krijime nga autorët më të mirë të këngës për fëmijë do të ngjisin në skenë 28 fëmijë interpretuesnë interpretime solo si dhe duete.
Mbrëmja e parë do të jetë me vokale live, përballë jurisë së Festivalit.
Ky Festival nuk do të ketë skualifikime, por do to ndajë një çmim të parë, të dytë dhe të tretë për çdo kategori, kupën e festivalit, si edhe çmimin për vargjet më të mira, interpretimin më të mirë dhe këngën hit.
Edicioni i 37-të i këtij Festivali është një iniciativë e Qendrës Kulturore të Fëmijëve Durrës, Zyrës Arsimore Vendore Durrës, mbështetur nga Bashkia e Durrësit, në bashkëpunim me agjencinë Prepost.
Këtë vit, autorja e Festivalit është gazetarja dhe producentja e skenës së pavarur artistike, Kozeta Kurti, e cila së bashku me organizatorin Arian Plaku dhe trajneren e solistëve Olta Juba dha një deklaratë për shtyp në vigjilje të nisjes së edicionit të radhës.
Ещё видео!