Lajme Arkiva 2005
“Kush ma martoi vajzën” një komedi nga Ilir Bezhani do të jetë shfaqja e cila do të thyej heshtjen e fundvitit në teatrin kombëtar. Këtë fundjavë ky institucion do të çel dyer për publikun e kryeqytetit pas festave të fundvitit me këtë komedi e cila vjen si bashkëpunim mes teatrit kombëtar dhe atij të qytetit të Durrësit.
Në rolet kryesore të shfaqjes interpretojnë Mehdi Malkaj, Kosta Kamberi e të tjerë. Dhe një sër rolesh regjisori Bezhani ua ka kaluar edhe aktorëve të rinj. Komedia ka një tematikë tërësisht shqiptare të shkruar nga vetë regjisori Ilir Bezhani dhe ajo është prezantuar premier për herë të parë në qytetin e Durrësit. Dita e premte, e shtunë dhe e dielë do të shënojë edhe shfaqjen e saj për publikun e kryeqytetit.
Ilir Bezhani: “Ka të bëjë me një temë nga dita e trajtuar shumë sidomos për problemin e administratës shqiptare, për problemet me familjet shqiptare dhe ndikimin e madh që ka administrata tek kjo familje dhe kjo administratë e cila ka brenda saj korrupsionin, ka ngatërresat e mëdhaja të shkresave sjellin si të thuash drama të mëdhaja në familjen e thjesht shqiptare e cila ka gjithmonë edhe dëshirën për t’u larguar nga Shqipëria. /tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!