Numri i personave të infektuar me koronavirus vijon të mbetet i lartë në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit rezultojnë të infektuar 151 persona me Covid-19, nga 852 testime që janë kryer.
Kështu, shpërndarja gjeografike e numrit të të infektuarve është 39 raste në Tiranë, 27 raste në Durrës, 16 raste në Korçë, 14 raste në Shkodër, 10 raste në Lushnje, 8 raste në Gramsh, 6 raste në Elbasan, nga 5 raste në Krujë, Mirëditë, 4 raste në Fier, 3 raste në Gjirokastër, 2 raste në Devoll, Divjakë, Kolonjë, Vorë, 1 rast në Kurbin, Kavajë, Berat, Mallakastër, Sarandë, Patos.
Ministria e Shëndetësisë thotë se një person ka humbur jetën gjatë 24 orëve. Viktima është një grua 61-vjeçare nga Korça.
Në spitalin Infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 192 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ndërsa numri i të shëruarve është 45 pacientë.
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!