Tashmë është bërë zakon që, gjatë fundjavave në muajt e verës, qytetarët ti drejtohen bregdeteve shqiptare duke shkaktuar radhë të gjata, dhe trafik të rënduar, teksa rikthehen në banesat e vendqëndrimet e tyre.
Këtë vit pjesa më e madhe e pushuesve janë ditorë, dhe shumë pak janë ata që po kalojnë pushime të gjata, për shkak të epidemisë së COVID-19.
Edhe këtë të dielë, trafik të rënduar ka patur në aksin rrugor Rradhimë – Orikum, shkak për të cilin ka qenë dyndja e pushuesve që kthehen nga plazhet e jugut.
Pavarësisht pranisë së policisë rrugore, kjo nuk ka bërë që të evitohet trafiku i rënduar.
Po ashtu edhe në rrugën Shëngjin, trafiku i rënduar, ka krijuar radhë makinash rreth 5 km të gjatë.
LEXO edhe: VIDEO/ Rëndohet trafiku në rrugën e Shëngjinit, radha e makinave rreth 5 km e gjatë
Trafiku i rënduar në këto akse rrugore ka nisur që prej orëve të pasdites së sotme dhe ende vijon. /abcnews.al
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!