Babë e bir pësojnë aksident, pasi automjeti ra në përrua në Kasharaj.
Flasin banorët që i nxorën nga makina pas aksidentit.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin ku fillimisht është përplasur me bankinën në të djathtë e më pas ka rënë në përrua.Si pasojë e këtij aksidenti kanë marrë dëmtime të dy personat.Ata janë dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjes dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Në drejtimin e mjetit ishte Aleksandër Paja, 25 vjeç, ndërsa babai i tij Artan Paja ,54 vjec ishte pasagjer.Policia është në vendngjarje dhe po kryhen hetimet mbi shkaqet e këtij aksidenti.
Ещё видео!