Arkeologu Afrim Hoti thotë se plani integrues për menaxhimin e Amfiteatrit të Durrësit kërkon shumë para, ndaj ai e sheh të vështirë zbatimin e saj, qoftë edhe nga fondacionet private.
Në një intervistë për "Euronews Albania", Hoti u shpreh se për menaxhimin e amfiteatrit, nuk mjafton as gjysma e buxhetit kombëtar.
“Unë mendoj se kjo zgjidhje e re është sepse qeveria nuk ka para për ta realizuar. Po të lexosh planin integrues për menaxhimin e amfiteatrit të Durrësit, nuk del një gjysmë buxheti kombëtar për ta realizuar këtë plan. Unë nuk e di sesi do realizohet nëpërmjet fondacionit, aty ka pikësynime, janë parashikuar gërmime, transformime në fushën e Trashëgimisë Kulturore. Është shumë e vështirë që të realizohet, qoftë edhe me fondacionet. Është shumë ambicioz, kërkon shumë para", theksoi ai.
Pas parkut arkeologjik të Butrintit radhën e ka Amfiteatri i Durrësit për t’u menaxhuar nga një fondacion privat.
Fondi shqiptaro-amerikan i zhvillimit po shtrihet edhe në Durrës për ta menaxhuar jo pak por për 15 vite.
Ky plan prek zonën A dhe B arkeologjike ose e thënë ndryshe, përfshin amfiteatrin, banjat romake, dhe forumin bizantin.
Ndiqni faqen tonë zyrtare të internetit [ Ссылка ] për t’u informuar mbi lajmet kryesore nga vendi, rajoni dhe bota.
Abonohuni në kanalin tonë në YouTube: [ Ссылка ]
Na ndiqni në Instagram: [ Ссылка ]...
Facebook: [ Ссылка ]
Twitter: [ Ссылка ]
Ещё видео!