Ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Kombinat tronditi mbarë opinionin publik.
Tre gra të familjes Josifi u vetëflijuan, nënë e bijë, Zhaneta Josifi 56 vjeç edhe vajza e saj Anita Josifi 30 vjeçe, u gjetën të vdekura në banesën e tyre .
Ndërkohë vajza tjetër, e mbijetuara e vetme e familjes, Blerta u gjet me shenja jete. Më pas Blerta u dërgua në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, dhe më pas u transferua tek reparti i psikiatrisë.
Kryetari i “Vëllazërisë Ungjillore” dhe pastori Ylli Doci foli për në studion e “ABC News” për vetëflijimin e tre grave të familjes Josifi. Ai u shpreh se ngjarja e rëndë nuk ka as shpjegim logjik, por as edhe teologjik.
“Këmbëngulja për të mbajtur një njeri të vdekur për më shumë se një vit është e pazakontë e pashpjegueshme për mua. Kur dëgjova që vajza që vdiq e para kishte vdekur nga uria. Me sa duket kishte synuar të agjëronte dhe nuk e kuptoj mirë lidhjen me ringjalljen. Nuk ka një shpjegim logjik ajo që ato gra që kanë bërë dhe nuk ka as shpjegim teologjik. Ringjallja e Jezu Krishtit është diçka tjetër. Jezu Krishti u ringjall sepse ishte i vetmi pa mëkat”, u shpreh ai.
Gjatë bisedës në studio Doci u shpreh se të gjithë do të ngjallen, sipas tij njerëzit që do të vdesin do të marrin një trup shpirtëror.
“Të gjithë njerëzit, ne që do të vdesim do të marrim trup shpirtëror. Por besimtarët do të shkojnë në jetë të përjetshme, jo besimtarët që nuk kanë mëkate të lara nga Jezusi do t’i marrin me vete mëkatet dhe do të shkojnë në liqenin e Zjarrtë me trupin e tyre shpirtëror. Ky është dallimi”, tha Doci.
Pjesë nga biseda në studio:
Kur morët vesh për këtë ngjarje folët me pastorin Muça, e pyetët si është kjo histori dhe çfarë qëndrimi do të mbajmë në publik?
Doci: Familja e tyre është nga Përmeti. Këto vajza shkonin tek kisha në Përmet. Kuptova sot që vetëm vajzat shkonin në Kishë, nëna nuk ishte pjesë e Kishës. Në fillim dëgjova se ishin dëshmitare të Jehovait dhe komunikova me një mikun tim, për të shpjeguar disi situatën. Publikisht dhe teorikisht dokumentet e dëshmitarëve të Jehovait, doktrina e nuk e pranon vetëvrasjen. Pra nuk është e drejtë të stigmatizohen.
Babai i tyre ka kaluar një traumë dhe është vetëvrarë. Kjo është shumë e rëndësishme.
Nëse dikush vet vreten për shkak të vështirësive financiare, traume familjare është e rëndë, por kur vret veten në emër të Zotit është shumë diskutueshme?
Doci: Janë komplekse faktorët. Ajo që në shohim me traumë edhe vdekja e babait të tyre. Arsyeja pse është e rëndë është se tregon një kontekst psikologjik në të cilën ata njerëz kanë jetuar. Edhe me ardhjen në Tiranë, vetëm dy vajzat kanë shkuar në Kishë, jo nëna. Tek Kisha e Pastor Fitor Muçës.
Kemi dy elementë. Kemi elementin e lidhjes së mamasë me Dëshmitarët e Jehovait dhe vajzave që kanë qenë pjesë e Kishës së Fitor Muçës. Dje është raportuar se Prokuroria do të shoshë të gjitha lidhjet e Bashkësive Fetare në këtë çështje. Sa ju takon ju, i druheni gjetjet mund të çojnë në diçka që mund të cenojë?
Doci: Jo. Në asnjë mënyrë. Nuk kemi asgjë për të fshehur.
Më tej ai sqaroi: Aryeja pse sot ka demokraci është sepse Protestantizmi u shfaq në skenën e historisë botërore. Shpëtimi është me anë të besimit,-thotë “Bibla”. Edhe Mrtin Luther u ngrit kundër sekteve të gabuara. Filloi si një sekt, në kuptimin që u veçua, por një sekt është ai që mbetet misterioz, ku nuk diskutohet. Këto janë sektet.
Kurse Protestantizmi u veçua nga katolicizmi, por nuk mohoi besimin e krishterë, por theksoi aspektin e shpëtimit të besimit. Krishterimi është ai që solli të drejtën e zërit të çdo individi që ka me vete Biblën.
Proselitizmi kuptohet ndryshe. Proselitizmi do të ishte një mënyrë manipuluese, pra detyruese të njerëzve për tu bashkuar me një grup tjetër të cilit i përkasin, kurse Ungjillizimi është përpjekje humanitare.
Është në përgjithësi e vërtetë që njerëzit në situatë krize, trumatike, janë të predispozuar për të hedhur sytë nga një drejtim tjetër.
Per informacionet me te fundit klikoni:
Web: [ Ссылка ]
Facebook: [ Ссылка ]
Instagram: [ Ссылка ]
Subscribe kanalin tone ne: youtube:[ Ссылка ]
#abcnews #abcnewsalbania
Ещё видео!