Policia e Tiranës shoqëroi mbrëmë 13 persona në lidhje me vrasjen e 52-vjeçarit Agim Buci dhe plagosjen e bashkëshortes së tij Merita Buci. Në pamjet e siguruara nga tvklan.al, shihet momenti kur uniformat blu shoqërojnë një person për ta marrë në pyetje.
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:07, në rrugën "OSBE" në Kamzë dy persona të armatosur tentuan të grabisnin dyqanin e çiftit Buci. 52-vjeçari refuzoi t'u jepte paratë, duke bërë që grabitësit ta qëllonin me armë atë dhe bashkëshorten e tij Meritën.
Pavarësisht se u dërguan në spital me urgjencë, 52-vjeçari Agim Buci nuk mundi të mbijetonte dhe ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja e tij ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Autorët u larguan nga vendngjarja pa marrë asgjë, ndërsa janë shpallur në kërkim. Sipas burimeve policore, ngjarja është filmuar nga kamerat e sigurisë së dyqanit. Në pamje duken dy grabitësit, të cilët janë me kapele. Hetuesit janë duke punuar për identifikimin e tyre, ndërsa Policia e Tiranës ka vendosur shpërblim prej 5 milionë Lekësh të vjetra për këdo që jep informacion të vlefshëm për grabitësit vrasës.
Ещё видео!