Lajme Arkiva 2001
Të bëhet mjaft kujdes me elementët e inkriminuar të cilët mund të synojnë të cënojnë procesin zgjedhor nëpërmjet akteve terroriste. Të gjitha tendencat për akte të tilla duhet të goditen pa asnjë hezitim. Ministri i Rendit Publik Ilir Gjoni zhvilloi sot një takim me drejtuesit e komisariatit të policisë së Lushnjes. Gjoni është interesuar për masat e marra nga policia në këtë rreth për sigurimin e qetësisë gjatë raundit të dytë të zgjedhjeve. Ai ka theksuar se qëndrimi i njëanshëm i efektivave të policisë duhet të jetë i padiskutueshëm në këtë raund, ashtu si në 24 qershor.
Ministri Gjoni shkoi për një vizitë dhe në banesën e punonjësit të policisë Idriz Shuli vajza e të cilit mbeti e plagosur nga atentati me eksploziv. Gjithashtu ministri i Rendit Publik është takuar dhe me punonjës të policisë së qarkut të Elbasanit. Policia juaj është cilësuar si më e mira në shkallë vendi, prandaj ju duhet t'a ruani këtë imazh pozitiv u tha ministri Gjoni drejtuesve të policisë. Gjoni më pas kërkoi respektimin e ligjit nga ana e policisë, shmangia e provokacioneve nga ana e militantëve të të dyja partive si dhe garantimin e votës së lirë të zgjedhësve./tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow rtvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!