KABUL-Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë në Afganistan, ndërsa takoi ushtarakët shqiptarë dhe komandantin e Misionit të NATO-s, John Nicholson.
Gjatë takimit me gjeneral Nicholson, Xhaçka konfirmon rritjen e numrit të trupave shqiptare në Afganistan me 60% në vitin 2018. “Në 2018 do të risim me 60% praninë tonë ushtarake në Kabul dhe Herat.
Një kontingjent i Forcave Speciale së shpejti do të vendoset pranë batalionit sulmues të Forcave të Armatosura afgane. Prej 15 vitesh Shqipëria kontribuuese për paqen përkrah vendeve të NATO-s”.
Gjenerali Nicholson u shpreh se marrëdhënia e NATO-s me Shqipërinë shumë e veçantë. “Oficerë cilësorë shqiptarë janë pjesë e ekipit tim këshillues në Shtabin e NATO-s në Kabul”.
Ещё видео!