Me ngritjen e flamurit që në orët e para të mëngjesit kanë nisur zyrtarisht aktivitetet për shënimin e 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Por seanca solemne e Kuvendit nuk shkoi ashtu siç ishte paraparë. Fjalimi i kryeministrit Albin Kurti, i cili shfrytëzoi seancën solemne për të lavdëruar qeverinë irritoi deputetët e opozitës, të cilët u larguan nga salla e Kuvendit.
Opozita e kritikoi Kurtin për fjalim përçarës, ofendues dhe të padinjitetshëm ku përveç opozitës sulmoi edhe mediat. Askush nga opozita nuk ishte i pranishëm as në ceremoninë kryesore që u mbajt në shesh të kryeqytetit ku ishte parakaluar ushtria dhe Policia e Kosovës.
Vjosa Osmani: Shteti ynë tashmë e ka profilin e ndërtuar, një shtet i vogël, por me zemër të madhe.
Albin Kurti: Shkolla dhe ushtria janë dy garantues të mëdhenj të dijes publike dhe sovranitetit shtetëror.
Ushtria dhe policia gjatë parakalimit në shesh janë përshëndetur nga qytetarë të shumtë, të cilët kishin ardhur për të festuar 14-vjetorin e Pavarësisë.
Blerta Dalloshi Berisha: Në 14-vjetorin e pavarësisë, popullin e Kosovës e kanë uruar liderë të shumtë botërorë, përfshirë dhe presidentin e SHBA, Joe Biden.
#Kosove #PavaresiaeKosoves #14vjetoriiPavaresiseKosove
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!
Email: info@tvklan.al
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Facebook: [ Ссылка ]
Follow Tvklan on Instagram: [ Ссылка ]
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen [ Ссылка ]
Ещё видео!