Bashkimi Europian po shton presionin që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të prodhojë rezultate konkrete. I dërguari i posaçëm Miroslav Lajçak takoi të enjten mbrëma për herë të dytë brenda javës kryeministrin Albin Kurti me të cilin ka biseduar mbi vazhdimin e dialogut në Bruksel, por nuk dha ndonjë datë konkrete se kur mund të ndodhë takimi i radhës.
Diplomati sllovak duke folur për mediat pas takimit tha se është duke vazhduar përgatitjet e takimit mes Kurtit dhe Vuçiçit, por dëshiron që ky takim të japë rezultate.
Miroslav Lajçak: “Kjo është arsyeja pse jam këtu. Nuk ka të bëjë vetëm me takimet, por edhe rezultatet. Këtë javë kam takuar dy herë Kryeministrin Kurti dhe kam biseduar me Presidentin Vuçiç, por nuk pati rezultate pozitive nga këto takime. Ambiciet tona janë të ndryshme në këtë moment dhe nuk ka të bëjë vetëm me organizimin e takimit, por edhe me një marrëveshje dhe kjo është arsyeja që ne po punojmë në këtë drejtim”, u shpreh Lajçak.
i pyetur se çfarë pret nga takimet e radhës Kurti-Vuçiç, diplomati sllovak tha se nuk dëshiron të spekulojë.
“Dialogu do të vazhdojë, sepse është i rëndësishëm dhe ne kemi vullnet të mirë. Ne vetëm duhet të sigurohemi që takimi do të prodhojë rezultate të mira”, tha Lajçak.
Lajçak sqaroi se vizita e tij në Kosovë lidhet me përgatitjet e plota për takimin e radhës në Bruksel, por nuk dha ndonjë datë të saktë se kur kjo mund të ndodhë.
Më herët Lajçak takoi Presidenten Vjosa Osmani, e cila përçoi mesazhin te diplomati sllovak se dialogu duhet të përfundojë me njohjen reciproke Kosovës-Serbi.
SUBSCRIBE to "RTV KLAN" on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web [ Ссылка ]
Follow Klan News on Facebook: [ Ссылка ]
Follow @klannews on Instagram: [ Ссылка ]
#KlanNews #KlanNewsLajme #TvKlan
Ещё видео!