Paburrëri për t’u përballur me realitetin mbi gjendjen e minoriteteve etnike dhe etnokulturore në vend
Manovra e sotme ne abuzim me procedurat e parlamentarizmit të shëndoshë, e Kryeministrit Edi Rama për të devijuar debatin me interpelancë me Kryetarin e PBDNJ z. Vangjel Dule mbi gjendjen e të drejtave të minoriteteve në vendin tonë dhe politikat qeveritare, dëshmon në fakt edhe një herë mungesën totale të vullnetit për qasje të sinqertë ndaj këtyre problemeve sensitive.
I shquar për braktisjen e praktikave të qasjes së sinqertë dhe dialogut integrues me përfaqësues të minoriteteve Kryeministri ka adoptuar që në fillim të ushtrimit të mandateve të tij modele të manipulimit politik dhe asimilimit ndaj Minoritetit Etnik Grek si më i madhi numerikisht dhe më mirë të organizuar politikisht por edhe ndaj minoriteteve të tjera. E faktoi edhe sot këtë qëndrim duke konfirmuar për fat të keq edhe për më dyshuesit se nuk ka për të hequr dorë nga këto politika abuzive.
Ndërkohë që interpelanca me z. Dule do të mund të shërbente për të reflektuar mbi gjendjen dhe për të ndërmarrë hapa për përmirësim të situatës. Kjo si nevojë e brendshme por edhe si përmbushje të boshllëkut në qasjen konverguese për hapjen e negociatave integruese me BE.
Jo më larg se pardje në Raportin Vjetor të Komisionit të BE për Këshillin Europian mbi Shqipërinë dhe progresin e marrdhënieve dhe situatës integruese përmbahen dy mëshime të veçanta: pritshmëritë e BE për zbatimin në praktikë të standarteve të parashikuara të Regjistrimit të Popullsisë dhe Banesave Cens -21 dhe mungesa e hapave për aktet nënligjore për aplikimin e Ligjit kuadër mbi Pakicat në Shqipëri.
Me hipokrizi dhe sjellje struci Kryeministri Rama shmangu debatin për të konfirmuar me ose pa dashje intrashigjencën dhe refuzimin për të përmbushur kërkesat – parakusht të BE-së.
Kryetari i PBDNJ z. Vangje Dule rezervon të drejtën për t’iu rikthyer çështjes në momentin që Kryeministri do denjësohet për debatin dhe kjo në kontekstin se problemet që lidhen me minoritetet për sa kohë nuk trajtohen mavijosen akoma më tej.
Video: news24
16.12.2021
Ещё видео!