Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka firmosur ndryshime në strukturën e drejtorive vendore. Ndryshimi më i rëndësishëm shihet ai i zgjerimit të kompetencave të komisariateve të rretheve të cilat do hetojë edhe ngjarjet e rënda kriminale si vrasjet, të cilat deri tani bëheshin nga drejtoritë e qarqeve.
Reforma ka prekur edhe sektorët për drogën, krimin ekonomik dhe trafiqet, të cilat mblidhen në një sektor. Ndërsa sektori i rendit do ketë në varësi sallën operative, seksionet e rendit dhe rrugoren.
Ndryshim i rëndësishëm është edhe ai për Komisariatet Rrugore të cilët sipas strukturës së re nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, marrin pavarësi. Policia Rrugore do jetë e pavarur nga drejtoritë vendore të policisë por do të komandohen direkt nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.
Ndërkohë, ndryshime ka edhe sa i takon pozicioneve të nëndrejtorëve të policisë në qarqe. Çdo drejtori do ketë një drejtor të përgjithshëm dhe dy nëndrejtorë. Skema pilot do eksperimentohet fillimisht në Qarkun e Elbasanit.
Ещё видео!