Koreja e Veriut ka lëshuar sërish disa raketa lundruese në ujërat afër brigjeve perëndimore të saj, tha ushtria e Koresë së Jugut, duke shtuar se Veriu ka kryer tri testime të tilla gjatë këtij muaji. Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se ushtria jugkoreane dhe ajo amerikane po analizojnë lëshimin e këtyre raketave që u detektuan rreth orës 07:00. Ushtria e Seulit nuk ofroi më shumë detaje, dhe nuk tha as sa raketa janë lëshuar, sa gjatë fluturuan ato apo nëse u lëshuan nga toka apo nga deti. Lëshimi i këtyre raketave pason testimet e kryera më 24 dhe 28 janar të raketave lundruese Pulhëasal-3-31, që Koreja e Veriut tha se janë të dizajnuara të lëshohen nga nëndetëset. Pas testimit të dytë, lideri koreanoverior Kim Jong Un, përsëriti synimin e tij që të ndërtojë një marinë të armatosur me armë bërthamore për të luftuar, atë që ai e përshkroi si rritje të kërcënimeve të jashtme.
Tensionet në Gadishullin Korean janë më të larta në vitet e fundit, pasi Kim ka përshpejtuar zhvillimin e armëve të tij në një ritëm të paprecedent, ndërsa ka bërë kërcënime bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë. SHBA-ja dhe aleatët e saj aziatikë janë përgjigjur duke forcuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake, në të cilat gjithnjë e më shumë po përfshihen armë strategjike amerikane, si aeroplanmbajtësit, bombarduesit me rreze të gjatë veprimi dhe nëndetëset bërthamore. Më 14 janar, Koreja e Veriut po ashtu testoi një raketë të re me rreze të mesme veprimi, që operon me karburante të ngurta, duke rritur përpjekjet që të avancojë armët e saj të potencialisht mund të shënjestrojnë asetet amerikane në Paqësor, përfshirë edhe bazën ushtarake në Guam.
Pamje:AFP
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: [ Ссылка ]
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: [ Ссылка ]
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Instagram HERE: [ Ссылка ]
Follow Top Channel on Twitter HERE: [ Ссылка ]
#TopNews#Kercenimi#KimJongun
Ещё видео!